Anxhela Martini kthehet në Shqipëri, por pa bashkëshortin
05 shtator 2019
| 11:30
Bukuroshja shqiptare Anxhela Martini ka bërë një vizitë surprizë në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në llogarinë e vet në “Instagram” ajo ka zbuluar se ka vizituar vendin e saj me një avion privat, por nuk do të qëndrojë gjatë.
“Ndalesë e shkurtër tek e dashura ime”, ka shkruar modeluesja shqiptare në fotografinë e publikuar pranë avionit. Personi që e ka shoqëruar në këtë udhëtim nuk ishte bashkëshorti, por mikesha e saj Jojo Sino.