Anxhela Peristeri zbulon pagesën më të lartë që ka marrë
08 shkurt 2021
| 13:11
Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “NIN”. Gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, Peristeri u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.
“8 mijë euro”, tha këngëtarja e njohur teksa shtoi se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta.
Më tej, ajo u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës, nëse ka ose ka patur…
“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”.