‘AP’: Punonjësve të USAID-it u jepen 15 minuta kohë për ‘t’i mbledhur plaçkat’ nga vendet e tyre të punës

27 shkurt 2025 | 14:03

Mijëra punonjësve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), të cilët janë pushuar nga puna ose janë lënë në pushim si pjesë e zhbërjes së agjencisë nga administrata Trump, po u jepet një afat i shkurtër të enjten dhe të premten për të pastruar hapësirat e tyre të punës.

USAID-i vendosi në pushim të hënën 4,080 punonjës që punojnë në mbarë globin. Veç këtij vendimi, u dha edhe vendimi për “reduktim në fuqi” që do të prekë 1600 punonjës të tjerë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një përgjigje me email për “AP”.

Agjencia në fjalë ka qenë një nga objektivat më të mëdhenj deri më tani të një fushate të gjerë të Presidentit Donald Trump dhe Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, një projekt i këshilltarit të Trumpit, Elon Musk, për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale. Këto veprime në USAID lënë në punë vetëm një pjesë të vogël të punonjësve të tij.

Trump dhe Musk kanë lëvizur me shpejtësi për të mbyllur agjencinë e ndihmës së huaj, duke i quajtur programet e saj jashtë linjës së agjendës së presidentit republikan dhe duke pohuar pa prova se puna e saj është e kotë. Përveç fushëveprimit të saj, përpjekja e tyre është e jashtëzakonshme sepse nuk ka përfshirë Kongresin, i cili autorizoi agjencinë dhe ka siguruar financimin e saj.

Një raport nga Shërbimi i Kërkimeve të Kongresit në fillim të këtij muaji tha se autorizimi i Kongresit kërkohet “për të shfuqizuar, zhvendosur ose konsoliduar USAID-in”, por shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit nuk kanë bërë asnjë kundërshtim kundër veprimeve të administratës. Praktikisht nuk ka mbetur asgjë për të financuar, gjithsesi: administrata tani thotë se po eliminon më shumë se 90% të kontratave të ndihmës së huaj të USAID-it dhe 60 miliardë dollarë ndihmë nga ShBA në mbarë botën.

Është e paqartë se sa prej më shumë se 5600 punonjësve të USAID-it që janë pushuar nga puna ose janë lënë në pushim punojnë në ndërtesën e selisë së agjencisë në Uashington. Një njoftim në faqen e internetit të agjencisë u tha se stafi në vende të tjera do të ketë mundësinë të mbledhë sendet e tyre personale në një datë të mëvonshme.

Njoftimi paraqiti udhëzime se kur grupe të veçanta punonjësish duhet të mbërrijnë në seli për t’u kontrolluar nga siguria dhe për t’u shoqëruar në vendet e tyre të mëparshme të punës. Ata që lirohen duhet të dorëzojnë të gjitha asetet e lëshuara nga USAID-i. Punëtorëve që janë në pushim administrativ iu tha që të mbajnë materialet e tyre të lëshuara nga USAID-i, përfshirë pasaportat diplomatike, “deri në momentin që ata të ndahen nga agjencia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për ndeshjen…