
Apeli hedh poshtë mocionin për prova shtesë në rastin e Pjetër Shalës
Paneli i Gjykatës së Apelit në Speciale ka hedhur poshtë mocionin e Pjetër Shalës për paraqitjen e provave shtesë.
Siç është bërë me dije nga kjo gjykatë, mbrojtja ka kërkuar që ta thërriste Sokol Dobrunën si dëshmitar të saj dhe që transkriptet dhe shënimet në lidhje me dëshmitë e tij në çështjet tjera dhe intervistat të pranoheshin si prova shtesë.
“Paneli vlerësoi provat e propozuara dhe i gjykoi ato mjaftueshëm të besueshme, por konstatoi se ato ishin të disponueshme në kohën e gjykimit ose mund të ishin zbuluar përmes ushtrimit të zellit të duhur. Për më tepër, Paneli vlerësoi ndikimin e këtyre provave dhe arriti në përfundimin se ato nuk do të kishin ndikuar në aktgjykim po të ishin pranuar gjatë gjykimit. Rrjedhimisht, Paneli hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes”, ka njoftuar Gjykata Speciale në Hagë.
Për më shumë detaje këtu e gjeni vendimin.