Apeli i Fjolla Morinës para shtrimit në spital, çfarë e frikësonte këngëtaren
Këngëtarja Fjolla Morina, kohët e fundit është shfaqur në rrjetet sociale me akuza dhe video të çuditshme, të cilat kanë shkaktuar dyshime mbi gjendjen e saj mendore.
Ajo nuk ka kursyer akuza të shumta ndaj personazheve të njohura publike.
“Inati dhe xhelozia”, si e sheh Xhavit Haliti refuzimin e Kurtit ndaj Ramë…
Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.
“Jam e tensionuar. Kjo është normale kur njerëzit fillojnë e punojnë kundër teje gjatë. Kjo është një shkollë për të cilën është punuar me vitë të tëra. Janë munduar të më nxjerrin në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj te doktori, që të humb të vërtetën. I-Cloud e telefonit tim kur kam qenë në Kukës e kanë pasur njerëz të tjerë. Këta njerëz kanë punuar pas shpine që unë të dështoj.”– tha Fjolla.
Shqetësimi kryesor që ajo ngriti në këtë intervistë është vajza e saj e dytë:
“E kam vajzën amerikane. Nëse më ndodh diçka, motra ime prej Amerikës do bëjë denoncimin nëse më ndodh mua diçka.”
Në lidhje me këtë situatë para disa ditëve reagoi për herë të parë nëna e saj, Selvete Rexha, e cila tha se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkoni falje publikisht personave të përmendur në videot e Fjollës. Selvetja pranon se këngëtarja ka probleme të shëndetit mendor.