Apeli i inxhinierës shqiptare: Të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri
Inxhinierja Luljeta Bozo, kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.
Ajo ka deklaruar se kjo duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit. Ajo kishte një apel edhe për qytetarët. Ajo u kërkoi të fshinë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku. “Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë”, u shpreh ajo në “OraNews”.