Apeli i komuniteteve fetare në Shqipëri: Qëndroni në shtëpi, durimi është çelësi i besimit
22 mars 2020
| 12:50
Krerët e komuniteteve fetare në mesazhet e tyre kanë bërë thirrje për durim dhe besim në situatën e krijuar me koronavirusin në Shqipëri.
Kreu i komunitetit mysliman ka thënë se vendi është duke kaluar një sprovë ndaj kërkoi që të zbatohet kërkesa për të qëndruar në shtëpi.
Ndërsa kryepeshkopi Janullatos ka bërë thirrje për të shmangur panikun dhe të ruhet gjakftohtësia.
Në anën tjetër, arqipeshkvi George Frendo, po ashtu ka bërë thirrje për respektimin e masave.
Deri në orën 05:00 të së hënës në Shqipëri do të ndalohet lëvizja.