Apeli i Speciales ia refuzon kërkesën Sabit Januzajt për ta liruar përkohësisht
Gjykata e Apelit e Speciales në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e Sabit Januzajt për t’u liruar përkohësisht.
Specialja ka njoftuar të hënën se “Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm”.
Në vendim, ndër tjerash është thënë se “asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm në mënyrë adekuate për t’i zbutur rreziqet ekzistuese”, për ta liruar përkohësisht atë.
Gjykata ka udhëzuar Januzin që ta paraqesë një version tjetër të apelit të tij brenda dhjetë ditësh.
Sabit Januzi është arrestuar më 5 tetor të vitit të kaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai dyshohet së është përpjekur ta bindte një dëshmitar të mos dëshmonte në Speciale.