Apeli kthen në rigjykim rastin e Enver Sekiraqës

21 prill 2020 | 12:38

Departamenti Special i Gjykatës  së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse  e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit Enver Sekiraqa.

Ai muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Shtytja në  kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” me ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 vjetësh.

“Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384  të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor”.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se aktgjykimi  në fjalë, është i paqartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Enver Sekiraqa ishte  dënuar me 30 vjet burgim për shtytje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

Ai akuzohej për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, pasi po pretendohet për nxitje të vrasjes së ish-policit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas CNN-it, Kim Jong- Un, diktatori i Koresë së Veriut…