Apeli lë në burg Erion Veliajn

13 mars 2025 | 11:27

Këtë të enjte, Apeli i GJKKO, ka marrë vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Gjykatësi Engert Pëllumbi, ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorëve të Posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani, që këmbëngulën në mbajtjen e Veliajt në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadra italiane do të luajnë në orën 18:45 në…