Apeli lë në paraburgim personin që ka kërcënuar familjen e presidentit Thaçi
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, ka njoftuar Gjykata e Apelit.
A.B. është duke u dyshuar nga ana e Prokurorisë se ka kryer veprën penale “kanosje”.
Bëhet fjalë për personin që ka kanosur ditë më parë familjen e presidentit Hashim Thaçi.
“Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
/Epoka e re/