Apeli refuzon ankesat, dy të dyshuarit për spiunazh mbeten në paraburgim
18 qershor 2024
| 15:44
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e avokatëve, Besnik Berisha e Ridvan Kajtazi, për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit për spiunazh, duke i konsideruar si të pabazuara.
Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi t’ua caktojë nga 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.
“Betimi për Drejtësi” raporton se avokati Berisha kishte konsideruar se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë është arbitrar dhe i kundërligjshëm, ndërsa avokati Kajtazi, kishte pretenduar se vendimi është i mbështetur në supozime e jo në fakte konkrete.
Të dyja këto ankesa, Gjykata e Apelit i ka gjetur sit ë pabazuara dhe vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë i bazuar në ligj.