Apeli refuzon kërkesën e Thaçit, mbetet në paraburgim
27 tetor 2021
| 17:23
Paneli i Gjykatës së Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale, ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet kinse për krime lufte. Pos tij, për akuza të njëjta ngarkohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli si ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.