
Apeli shfuqizon masën ndaj Tahirit që i ndalonte daljen jashtë vendit
26 dhjetor 2017
| 16:15
Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ditën e sotme masën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që i ndalonte daljen jashtë vendit.
Apeli ka urdhëruar që ish-ministrit t’i kthehet pasaporta. Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Apelin e Krimeve të Rëndë së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia. (TCh)