Apeli u thotë “Jo” 20 personave që u paraqitën si viktima kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
01 maj 2023
| 13:12
Liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë korrur një sukses në Apelin e Speciales në Hagë.
Ata kanë triumfuar në një rast ku Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, është ankuar në Dhomat e Apelit për 20 persona të cilëve më herët u ishte refuzuar statusi i viktimës.
Këta 20 persona, kishin marrë një “Jo”, nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të vitit të kaluar për të qenë viktima pjesëmarrëse në procedurë.
Mirëpo të njëjtëve u ishte refuzuar ky status andaj të njëjtit kishin shkruar parashtresa për t’u ankuar në Apelin e Speciales.
Sidoqoftë, Apeli i tyre është refuzuar në tërësi nga Paneli i Apelit.
Dokumentin e plotë mund ta gjeni: KËTU