
APK-ja, thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron gjoba dhe kallëzime penale
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë një gjë të tillë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale.
Procesi i deklarimit të rregullt pasurisë për zyrtarët e lartë publikë përfundon më 31 mars.
Në njoftimin e APK-së është bërë me dije se deri më tani 6 mijë e 420 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1 mijë e 714 janë në proces e sipër.
“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Deri më tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, ka njoftuar APK-ja.