Aplikacioni i ri mundëson transferimin më të shpejtë të fotove nga telefoni në kompjuter
15 shkurt 2018
| 23:27
Microsoft sot ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur ‘Photos Companion’ për iOS e Android, i cili është i dizajnuar për ta bërë më të shpejtë transferimin e fotografive nga telefoni në kompjuterë.
Ky aplikacion i ri i Microsoftit është lansuar sot për sistemin operativ iOS dhe Android, transmeton koha.net.
Ekipi i fotove i Microsoftit është duke punuar qe disa muaj në këtë aplikacion, i cili lidhet direkt me aplikacionin e fotove në Windows 10.
Ky aplikacion nuk është edhe për ata që përdorin OneDrive, pasi ato automatikisht ruhen në të gjithë platformën, por këtë aplikacion Microsoft e ka dizajnuar fillimisht për studentë.
Klikoni këtu për ta shkarkuar ‘Photos Companion për iOS, e këtu për Android.