Aplikacioni “Signal” bie nga sistemi
27 shtator 2021
| 14:38
Aplikacioni për mesazhe “Signal”, ka thënë më 27 shtator se, serverët e tij kanë rënë nga sistemi.
“Signal ka rënë për shkak të një ndërprerjeje që ka prekur pjesë të shërbimit tonë”, ka thënë kompania në “Twitter”, duke shtuar se kompania është duke punuar për t’i rikthyer shërbimet.
Raportimet për rënie të sistemeve në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Hong Kong dhe disa pjesë të botës, janë raportuar në këtë platformë në orët e vona të 26 shtatorit.
“Signal”, i lansuar më 2014, ka përjetuar rritje pasi aplikacioni për mesazhe WhatsApp, që është në pronësi të Facebook-ut, ka ndryshuar këtë vit rregullat e përdorimit, duke nxitur shqetësime për privatësi.