
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE po përkrahet brenda Bundestagut
13 maj 2022
| 16:54
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është duke u përkrahur nga grupe brenda Parlamentit të Gjermanisë.
Ajeti ka publikuar edhe letrën e deputetëve gjerman, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti në llogarinë në “Facebook”.