Aplikimi për anëtarësim në KE, Vlora Çitaku: Kosova i plotëson të gjitha kriteret

12 maj 2022 | 13:17

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka publikuar listën e skuadrave më të paguara për…