
Aplikimi për në NATO, Finlanda cakton datën se kur do të vendosë
02 maj 2022
| 18:37
Finlanda do të vendosë nëse do të aplikojë ose jo për anëtarësim në NATO më 12 maj.
Lajmin e bëri me dije gazeta finlandeze “Iltalehti”, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare.
Vendimi i pranimit do të vijë në dy hapa atë ditë.
Filimisht, Presidenti finlandez Sauli Niinisto do të njoftonte miratimin e tij për për t’u bashkuar me aleancën perëndimore dhe më pas do të vijë miratimi i kërkesës nga grupet parlamentare.
Në fund të prillit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kjo organizatë është gati të mirëpresë shpejt Finlandën dhe Suedinë, nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim.
“Procesi zyrtar i bashkimit do të ishte i shpejtë, nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për bashkim”, thonte Stoltenberg.