Aplikoni për garat e kimisë dhe gjuhës angleze në ‘Mehmet Akif’ (Video)

06 mars 2019 | 13:54

Edhe këtë vit kolegji i njohur në Kosovë ‘Mehmet Akif’ organizon garat në lëndën e kimisë dhe gjuhës angleze për klasat e 8-ta dhe të 9-ta për të gjitha shkollat publike.

Fituesit e këtyre garave do të përfitojnë bursë studimi në shkollat e ‘Mehmet Akif’.

Sipas një njoftimi për media, këtë vit garat do të mbahen në 17 qendra të ndryshme të Kosovës,
dhe për dallim nga vitet e kaluara numri i nxënësve pjesëmarrës për secilën shkollë nuk do të jetë i kufizuar.

“Afati i fundit për aplikim në gjuhën angleze është deri më 11 mars, kurse provimi do të mbahet më 16 mars në orën 10:00 në njërën nga shkollat e qytetit tuaj. Aplikimi është online dhe bëhet në uebin e shkollës kurse rezultatet do të dalin më 20 mars”, është thënë në njoftimin e shkollës “Mehmet Akif”.

“Mehmet Akif” është një shkollë private, laike në Kosovë dhe është e lincensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

“Mehmet Akif” gjendet në periferi të Prishtinës, me një mjedis të pastër dhe ka një ambient komod dhe kushte shumë të mira për nxënësit. Gjithashtu ka çdo ditë edhe shërbimin me mikrobus që transporton nxënësit dhe konvikt për nxënësit që vijnë nga jashtë saj.

“Shkolla ‘Mehmet Akif’ ka shumë elemente të veçanta që e bën ndryshe nga shkollat e tjera private, të cilat janë: Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ çdo vit fitojnë bursa në universitetet më të mira ndërkombëtare, si në shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Kanada, Hungari etj. Ne i ndihmojmë nxënësit edhe gjatë procesit të aplikimit. Në këtë shkollë anglishtja mësohet në nivel shumë të kënaqshëm dhe lëndët shkencore jepen në gjuhën angleze. Edhe kursi (SAT-provim i rëndësishëm që kërkohet nga universitetet ndërkombëtare) jepet po ashtu. Gjithashtu në këtë shkollë jepen edhe kurse të gjuhës gjermane dhe çdo nxënës që dëshiron mund të marrë pjesë. Në ‘Mehmet Akif’ funksionojnë klube të ndryshme si Klubi i Letërsisë, Klubi I Debatit, Klubi i Shahut etj”, është theksuar në njoftimin për media të “Mehmet Akif”-it.

https://www.facebook.com/MACKosova/videos/404942730054899/

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe shefja…