APN “Adem Jashari” dezinfekton hapësirat e aeroportit
13 mars 2020
| 15:02
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar sot dezinfektimin e hapësirave të Aeroportit, si dhe të automjeteve të shërbimeve operative.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroporit Ndërkombëtar, Valentina Gara, përmes një postimi në “Facebook.” “ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të Aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Kosova tashmë ka marrë një sërë masash për parandalimin e koronavirusit, pasi që OBSH e ka shpallur si pandemi.
Deri në këto momente, nuk është raportuar për ndonjë të infektuar nga ky virus.