Apostolova: Arsimi, prioritet i BE-së
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), të mërkurën ka prezantuar Raportin e Rishikimit Funksional të këtij institucioni, i cili është bërë me mbështetjen e Komisionit Evropian.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ky raport profesional ishte i nevojshëm në mënyrë që të dihet situata aktuale dhe të bëhen ndryshime brenda kësaj ministrie.
Ndërsa shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklauar se BE-ja e ka prioritet arsimin në Kosovë dhe do ta mbështesë atë me 35 milionë euro.
Në anën tjetër, Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore, ka thënë se ky rishikim funksional, ka mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës, pasi përputhet me reformat në administratën publike.
/Epoka e re/