Apostolova bën thirrje që të luftohet korrupsioni
04 tetor 2018
| 10:50
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në konferencën rajonale kundër korrupsionit, e cila po mbahet në Prishtinë, ka thënë se korrupsioni pengon demokracinë dhe ndërpret apo stërzgjat proceset të cilat kanë ndikime në shtetin e Kosovës.
Ajo ka kërkuar që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet shtetërore.
Apostolova ka bërë me dije se BE-ja në raportin për vitin 2018 i ka rekomanduar Kosovës të ndërmarrë hapa të fort kundër korrupsionit.
“Do të shfrytëzoj këtë mundësi që t’i bëjë me dije zyrtarëve të Kosovës që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse kjo ndërlidhet direkt edhe me çështjen e liberalizimit të vizave”, është shprehur ajo, raporton “Epoka e re”.