Apostolova, deputetëve: Mos e humbni rastin, votojeni demarkacionin
27 shkurt 2018
| 12:00
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se në javët e fundit ka pasur hapa shumë të rëndësishëm drejt ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit është një hap i rëndësishëm drejt liberalizmit të vizave.
“Ratifikimi do të jetë një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave. Kosova duhet ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo ratifikimi na ofron sa më afër liberalizimit. Deputetët duhet të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën në BE”, është shprehur Veseli.