Apostolova dhe Wigemark kërkojnë që gjyqësori të shqyrtojë rastet penale

28 maj 2020 | 20:23

Shefi i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndërhyjë urgjent për të parandaluar rifillimin e procedurës gjyqësore për dhjetëra dosje të profilit të lartë, shqyrtimi i të cilave ka ngecur për shkak të mugesës së seancave dëgjimore gjatë pandemisë.

Ai këto komente i bëri përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pas një takimi që ka pasur, së bashku me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.

Zyrtarët evropianë kanë kërkuar që të ruhet efikasiteti gjyqësor në çështjet penale gjatë krizës së pandemisë.

“Iu kërkua autoriteteve gjyqësore të ndërmarrin veprime për të minimizuar ndikimin e pandemisë në zgjidhjen e këtyre çështjeve”, ka shkruar Apostolova në rrjetin “Twitter”. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.05.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…