Apostolova kritikon monopolin e homologimit, thotë se qytetarët e Kosovës po paguajnë më së shumti

19 qershor 2019 | 18:11

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë diskutuar të mërkurën me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, barrierat jotarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE-ja.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, ka thënë se personalisht ka marrë një letër për një shqetësim në këtë drejtim, dhe sipas saj në dy mbledhjet e kaluara kanë diskutuar si komision për homologimin.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar nevojën e konkurrencës në secilin treg dhe dëmin që po i bëhet qytetarëve nga monopoli.

“Konkurrenca është një nga elementet themelore të tregut të lirë dhe është një fushë ku Kosova duhet ta përmirësojë vetën, është temë e pashmangshme pasi bie të mira. Homologimi i veturave është çështje që zyra e BE-së e ka ngritur si çështje tash e disa vite. Na e kemi diskutuar me ministrinë, kryeministrinë. Ne kemi frikë se mund të ketë zgjatje të kontratës me operatorin ekonomik ‘EuroLab’. Tani me qytetarët po paguajnë çmime më të larta që jepen veç në Prishtinë dhe të cilat nuk janë të sfiduara nga kompanitë e tjera dhe çmimi është më i larti në rajon”, ka thënë Apostolova.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka biseduar…