Apostolova e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës
Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës.
Apostolova ka shkruar në Twitter se dështimi për të ratifikuar marrëveshjen në kuadër të programeve të BE’së për fiskalizim dhe dogana e pamundëson Kosovën në modernizimin e tyre.
“E zhgënjyer me dështimin në Kuvend për t’u mos u ratifikuar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së për fiskalizim dhe dogana 2020, duke pamundësuar taksat dhe doganat e Kosovës për ta modernizuar punën e tyre dhe për të ndarë atë me kolegët në BE dhe përtej”, ka shkruar Apostolova.
Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, po ashtu edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” por që të njëjtat nuk u ratifikuan.
Disappointed with today’s Assembly failure to ratify several international agreements including Kosovo’s participation in EU programmes #Fiscalis 2020 & #Customs 2020, depriving Kosovo tax & customs from modernizing their work & sharing knowhow with colleagues in the EU & beyond. pic.twitter.com/V4vzTNQc8g
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) June 11, 2020