Apostolova: Jam thellësisht e zhgënjyer nga deputetët që nuk ratifikuan marrëveshjet ndërkombëtare
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer që sot në Kuvendin e Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se mosmarrëveshjet e përfaqësuesve të partive politike në Kosovë po e privojnë popullin nga përfitimi i fondeve ndërkombëtare dhe atyre të BE-së.
“Thellësisht e zhgënjyer nga deputetët që nuk arritën të ratifikojnë sërish marrëveshjet ndërkombëtare sot. Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të Kosovës po u pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe fondeve të BE-së”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.
Në seancën e sotme të Kuvendit, nga 83 deputetë prezentë, vetëm 75 kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare duke mos pasë ato të nevojshmet prej 2/3.