Apostolova kërkon nga Kosova ta shfrytëzojë Strategjinë e BE-së për zgjerim
06 shkurt 2018
| 15:49
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke komentuar Strategjinë e BE-së për zgjerimin e Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova duhet të punojë në reforma gjithëpërfshirëse.
Ajo ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se Kosova duhet ta forcojë demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të jetë e aftë dhe e gatshëm për të luajtur rol të plotë dhe konstruktiv në këtë strategji të BE-së