Apostolova kërkon nga LDK-ja ta vazhdojë rolin konstruktiv për Kosovën
17 janar 2019
| 16:38
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim të enjten shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend.
Mustafa e ka njoftuar Apostolovën për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Gjithashtu kryetari Mustafa e ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.
Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova , ka inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.
/Epoka e re/