Apostolova: Kosova duhet të bëjë më shumë progres në rrugën e saj integruese
27 mars 2018
| 11:34
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Strategjia e BE-së për zgjerim, tregon perspektivë të fuqishme për Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
Apostolova ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka përshpejtuar rrugën për proceset integruese të Kosovës.
Duke iu referuar liberalizimit të vizave, ajo ka thënë se Kosova ka bërë progres, por duhet të bëjë edhe më shumë.
“Nuk ka rrugë të shkurtër për integrim. Nuk ka dallime në mes të Kosovës dhe shteteve tjera për integrim, por duhet të ketë të arritura”, ka thënë ajo në një konferencë të organizuar në Prishtinë për lidhur me Strategjinë e BE-së për zgjerim në raport me Kosovën.