Apostolova: Kosova ta ketë një plan veprimi për rekomandimet e Komisionit Evropian
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.
Apostolova ka thënë se Kosova duhet t’i marrë parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian nga raporti i fundit.
“Unë dua të fillojë nga pika se çka është ky raport (i Komisionit Evropian). Ky raport nuk është një përmbushje e kritereve për liberalizim, pasi që Kosova sipas raportit veçse i ka përmbushur ato. Ky raport është i detajuar në të gjithë sektorët dhe arritjet që ka bërë Kosova. Numri i ligjeve dhe reformat e ligjit kanë ngecur. Ky raport prezanton atë që momentalisht është një qasje e mirë dhe një zotim i rëndësishëm i administratës së tanishme. Ata që kanë avancuar shumë me raportin është Maqedonia Veriore, ajo ka shtuar një progres mjaft të mirë. Nuk duhet të mos shpërqendrohemi nga çështjet politike në Kosovë. Këto reforma janë me rëndësi që ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar”.
“Këto 110 faqe janë një analizë e jashtëzakonshme e detajuar nga ekspertët më të mirë, andaj duam që edhe ju të ecni përpara dhe që sa më shpejtë të keni një plan veprimi për këto rekomandime. Raporti është veç një pasqyrim se çka po ndodhë në Kosovë, qoftë të mira apo të këqija”, ka thënë Apostolova.