Apostolova: Miratimi i buxhetit, hap i rëndësishëm për Kosovën

15 mars 2020 | 14:11

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020.

Ajo këtë rast e konsideron si një hap të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve në këtë kohë të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

“Mirëpres miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, si një hap i rëndësishëm në funksionimin e institucioneve, veçanërisht në këtë kohë të përhapjes së koronavirusit. Inkurajoj udhëheqësit politikë t’i kapërcejnë ndasitë partiake në çështje me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova në llogarinë e vet në “Twitter”.

Në orët e para të mëngjesit, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2020.

Ky miratim vjen, vetëm pakë orë kur Projektligji u votua për lexim të parë pas një seance të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes me koronavirus në vend. Buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…