Apostolova mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka mirëpritur ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ajo ka deklaruar se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve ia mundëson pjesëmarrjen Kosovës në programet e BE-së. “E mirëpres ratifikimin e ditës së sotme të marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së Fiskalizimi 2020 dhe Doganat 2020. Pjesëmarrja në këto programe do t’i lejojë administratës tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojë dhe të modernizojë funksionet e tyre, të forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë ekspertiza me autoritetet e shteteve anëtare të BE-së dhe përtej”, ka thënë Apostolova.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.
(M.K / Epoka e re)