Apostolova në takim me Selimin: BE-ja përkrah Kosovën për fuqizimin e sistemit të drejtësisë

11 qershor 2020 | 16:40

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur të enjten në një takim njoftues, shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova, të cilën e ka njoftuar me zhvillimet legjislative që ndërlidhen me Agjendën e Reformave Evropiane.

Ministri Selimi ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë përkrahës i madh i avancimin të agjendës evropiane dhe fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndër tjerash, ministri Selimi, ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar reformën legjislative dhe institucionale dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka uruar ministrin Selimi për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, duke thënë se BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Kosovën për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre afaristë shqiptarë që veprojnë në Gjermani, Lazim Destani nga…