Apostolova nga selia e LDK-së: Duam të shohim sa më shpejt formimin e Qeverisë
22 janar 2020
| 13:55
Shefa e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka qëndruar sot në selinë e LDK-së.
Ajo ka thënë se është e interesuar të shohin Qeverinë e re. “Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh. Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.