Apostolova paralajmëron ndihmë në vlerë të 160 milionë eurove për Kosovën
06 prill 2020
| 16:25
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se blloku evropian mund t’i ndajë Kosovës 160 milionë euro ndihmë në luftën kundër koronavirusit në 2 deri në 6 muajt e ardhshëm në mbështetje të sektorit privat, atij bujqësor dhe me qëllim të zbutjes së varfërisë.
Në një postim në llogarinë e saj në “Twitter”, Apostolova ka thënë se pasi ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, dhe ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, fondet mund të ndahen përmes asistencës makro-financiare, dhe granteve nga Instrumenti i Paraanëtarësimit (IPA).