Apostolova përgëzon deputetët për ratifikimin e tri marrëveshjeve me BE-në
20 shtator 2018
| 16:33
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka mirëpritur ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat lidhen me marrëveshjet mes Kosovës dhe BE-së.
“Përgëzoj Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017 dhe pjesëmarrjen në programet Erasmus+, Evropa Kreative dhe Evropa për Qytetarët. Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës dhe aftësinë për tu bashkuar rreth çështjeve me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova n` llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/