Apostolova përshëndet arritjen e marrëveshjes për demarkacionin
24 shkurt 2018
| 16:18
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ratifikimin e Demarkacionit mes partive qeveritare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Apostolova ka shkuar në Twitter se kjo është një lëvizje drejt liberalizimit të vizave ndërsa ka ftuar Vetëvendosjen e Listën Serbe që edhe ata ta votojnë marrëveshjen.
“I uroj partitë politike dhe liderët e tyre që kanë gjetur pajtim për ta ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Një hap kyç për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Apostolova.
“Kjo është vënia e Kosovës dhe rinis së saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që edhe ata ta mbështesin marrëveshjen e cila është për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Apostolova.