Apostolova e pakënaqur me numrin e madh të zëvendësministrave
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është shqetësuese numri i madh i zëvendësministrave.
Sipas saj, 75 milionë euro për pagat e zëvendësministrave është më mirë të shpenzohen për reforma të mirëfillta.
Këto komete ajo i ka bërë gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit: “Rishikimi Funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ajo ka thënë se nuk duhet të vonohet me këtë reformë, pasi sipas saj vonohet edhe ndryshimi në gjenerata.
“Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëjë thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”, ka thënë Apostolova, raporton “EO”.
Ajo ka thënë se krahasuar me raportin paraprak, Kosova nuk ka ecur përpara në zhvillimin e sistemit të arsimit.