Apostolova shkon në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, së bashku me disa deputetë të kësaj partie kanë pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për disa tema, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
“Partneriteti me BE-në është jetik për integrimin euroatlantik të Kosovës. Sot takuam shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Diskutuam lidhur me shumë çështje të rëndësishme për vendin si: procesi i dialogut, reformat në administratën publike, arsimi, ndotja e ajrit, reformat zgjedhore, etj. E njoftuam me qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Në veçanti e siguruam se Grupi Parlamentar i LDK-së, sikurse në të kaluarën, do të mbështetë ligjet që rrjedhin nga agjenda evropiane”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/