Apostolova: Taksa 100 për qind është në kundërshtim me parimet e MSA-së

01 prill 2019 | 12:19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë sërish se vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, është në kundërshtim me qëndrimet e Bashkimit Evropian.

“Tarifa doganore 100 për qind nuk është vetëm në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, por është në kundërshtim edhe me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Bashkimi Evropian si investuesi më i madh në Kosovë dhe partneri më i madh tregtar, është mjaft i shqetësuar”, ka thënë Apostolova sot me rastin e trevjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në tryezën e organizuar nga instituti EPIK në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së.

Ajo ka thënë se këto barriera ndaj tregtisë së lirë, qoftë të vendosura nga Kosova apo ndonjë shtet fqinj tjetër, pengojnë rrugën rajonale të integrimit ekonomik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me…