Apostolova: Të mos jepen data për viza
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lutur edhe njëherë secilin në Kosovë që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës.
Apostolova ka deklaruar se ky është në proces në bërje dhe se sipas saj tash i mbetet shtetetve në mënyrë individuale të vendosen për lëvizjen pa viza.
Këto komente ajo i bëri në takimin që bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.
“Ne nuk dëshirojmë të flasim lidhur me datat. E rëndësishme është përkrahja që Komisioni dhe Parlamenti ka dhënë Kosovës për liberalizimin. Tash është në duart e shteteve anëtare kjo është pse nuk dua të deklaroj lidhur me data për shkak se është proces. Bëni punën tuaj”, ka thënë Apostolova.