
Apostolova: Të respektohet Ligji për zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit
27 maj 2018
| 13:03
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka mbështetur ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, pas ankesës së Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas saj, duhet të respektohet Ligji për zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
“Është shumë e rëndësishme që Ligji për zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit të respektohet në mënyrë strikte dhe çdo veprim i mundshëm të aprovohet nga Këshilli Implementues dhe Monitorues”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
/Epoka e re/