Apostolova: Të zvogëlohet numri i lëndëve të pazgjidhura gjyqësore
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova, ka thënë se profesionet e lira ligjore janë shumë të rëndësime në zvogëlimin e lëndëve në gjykata, duke mundësuar përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe rritjen efikasitetit të gjyqësorit në Kosovë.
Sipas saj, kjo është e rëndësishme në vazhdim të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, një sektor që përfshin profesionet e lira ligjor si pjesë thelbësore.
Këto komente Apostolova i ka bërë gjatë hapjes së fushatës për rritjen e vetëdijesimit dhe profesionet e lira ligjore avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit, raporton “Klan Kosova”.
Kjo fushatë është organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE-ja “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”.