Apostolova thotë se taksa po pengon agjendën e reformave evropiane të Kosovës
14 mars 2019
| 15:14
Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar sot tryezë rreth zbatimit të Agjendën për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë e ERA 2.
Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila ka pohuar se publikimi i Agjendës për Reforma Evropiane, ERA 2, po pengohet për shkak të kushteve politike dhe vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Ne jemi në fillimin e lansimit të ERA 2 dhe mendoj se do të bëjmë një ceremoni, por kur kushtet politike të jenë të favorshme, po flas për tarifat e vendosura të cilat po na pengojnë në vazhdimin e procedurave”, ka deklaruar Apostolova.
/Epoka e re/