Apostolova vlerëson përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në rajon

12 janar 2020 | 08:30

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Michele Risi, komandant i KFOR-it.

Në komunikatën e lëshuar për media është bërë ne dije se Apostolova ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in si forcë shumë e rëndësishme e sigurisë.

Më tej në komunikatë thuhet se Apostolova ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon, e që sipas saj është parakushti për rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, komandati i KFOR-it ka shprehur përkushtimin e tij  për planifikimin dhe implementimin e projekteve që janë në të mirë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vonesat në formimin e qeverisë pritet të shkaktojnë probleme buxhetore…