Appathurai: Raportet Kosovë-Serbi, ndër sfidat më thelbësore për rajonin
Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë”, se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai konfirmon se NATO-ja do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë.
Lidhur me masat e paralajmëruara nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për bashkëpunimin e ardhshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi institiconet e Kosovës miratuan ligjet për transformimin e saj në ushtri, Appathurai thotë se kjo çështje ende po diskutohet brenda NATO-s, mirëpo shpreh sigurinë se pasoja do të ketë.
Zyrtari i lartë i NATO-s në këtë intervistë flet edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO përderisa për Serbinë thotë se paanshmëria politike ose mospërfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleancën që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.